Kryesia e Kuvendit po diskuton për kërkesën e GP të PDK-së
10 prill 2020
| 11:32
Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen në të cilën po diskutohet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga grupi parlamentar i PDK-së. Në këtë mbledhje po diskutohet edhe për aktgjykimin e Kushtetueses për vendimin e qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
PDK-ja ka mbledhur 40 nënshkrime për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të diskutohet dhe të miratohet një pako emergjente për t’i ndihmuar 218 mijë punëtorë në sektorin privat dhe 60 mijë biznese private.
Vendimet e marra dhe ato të diskutuara do të transmetohen nëpërmjet një komunikate, është bërë me dije në komunikatën e kryesisë së Kuvendit.