Kryesia e Kuvendit sot diskuton për tre projektligje
16 prill 2020
| 10:04
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 14:00. Në rend dite ka tri pika: Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës; Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë “COVID 19”; dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.