Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje

25 korrik 2022 | 08:36

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot nga ora 11:00 do ta mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është caktimi i datës për seancën e re plenare.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
    5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
    9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë javë do të mbajë mot me diell. Temperaturat…