Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën për shkarkimin e qeverisë
24 mars 2020
| 08:07
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar që sot, me fillim prej orës 14:00, do të mbahet mbledhja. Në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë.
Theksojmë se deri te prishja e koalicionit LV-LDK ka ardhur si pasojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, shkarkim ky që ishte bërë nga Kurti pa dijeninë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.