Kryesia e Kuvendit të hënën do ta shqyrtojë projektligjin për Trustin
27 maj 2022
| 16:49
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në njoftim lëshuar për media është bërë me dije se rendi i ditës do të përfshijë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit:
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
- Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
- Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
- Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
- Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-070 për pijet e forta alkoolike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
- Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
- Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VIII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.