Kryesia e Kuvendit të hënën vendos për seancën e formimit të ushtrisë
30 nëntor 2018
| 17:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që të hënën të marr vendim për seancën plenare në të cilën do të votohet pako e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.
Përmes një njoftimi për medie, Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se në këtë mbledhje të kryesisë do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seanca e deritashme plenare.
Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamente të komisionit funksional.
/Epoka e re/