Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje
18 maj 2020
| 08:20
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot (e hënë) do ta zhvillojë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.
Zyra për Informim e Kuvendit ka njoftuar se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat të marrin pjesë.
“Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media”, është bërë me dije në njoftimin për media.
Rendi i ditës i mbledhjes është ky:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të kryesisë së Kuvendit,
- Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
- Të ndryshme.