Kryesia e Kuvendit: Të martën mbahet seanca për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë Pakoja emergjente prej 320 milionë eurosh e propozuar nga PDK-ja.
Seanca do të mbahet të martën nga ora 11:00, sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.
Në këtë seancë, PD-ja ka propozuar miratimin e një Pako emergjente financiare prej 320 milionë eurosh për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë koronavirus.
Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që, sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë.