Kryesia e LDK-së bën homazhe në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut
Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) bashkë me strukturat e degës së kësaj partie në Shtime, sot në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, kanë bërë homazhe në Reçak për t’i përkujtuar të rënët të cilët më 15 janar të vitit 1990 u masakruan, por njëkohësisht kthyen shikimin e gjithë botës drejt Kosovës për dhunën që po ushtrohej ndaj qytetarëve.
Të pranishëm nga kryesia e LDK-së, ishin Lutfi Zharku dhe Muharrem Svarqa bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Shtime Selim Shabani.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Kjo masakër tmerroi botën, ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-s.
Masakra e Reçakut, në historinë e Kosovës është sakrifica e dëshmorëve për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.
/Epoka e re/