Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj
04 janar 2019
| 14:15
Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i udhëhequr nga nënkryetari Haki Rugova, të premten në Strellc të Deçanit ka bërë homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në 16-vjetorin e vrasjes së tij.
Tahir Zemaj është vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit të vitit 2003, kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahir Zemajt, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.
Vrasësit e tij ende nuk janë gjetur dhe nuk janë dënuar nga organet e drejtësisë.
/Epoka e re/