Kryesia e LDK-së do t’i ndajë ministritë
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të qeverisë së re. Nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, kërkesës për takim i janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për, kurse dy janë shprehur kundër.
Kryesia e LDK-së pritet që këto ditë të mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat ka treguar sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi. “Besoj se në ditët në vijim do ta thërrasim kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri. Po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”, ka thënë Abrashi.
Abrashi, po ashtu, ka treguar se nuk dihet se kush do të jenë ministrat e ri nga LDK.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverinë e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti.