Kryesia e LDK-së ndërpret mbledhjen
23 prill 2020
| 11:25
Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, të cilët janë mbledhur për të diskutuar për emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, pas një orë e gjysmë diskutim, kanë vendosur të shkojnë në pauzë. Pas daljes nga mbledhja asnjëri prej tyre nuk ka folur për media për emrin e mandatarit, por kanë thënë se kushdo që e merr besimin e kryesisë do të votohet edhe në Këshill të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje nuk është duke marrë pjesë nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. /EPOKA E RE/