Kryesia e LDK-së përkujton veprimtarin Xhavit Ahmeti
Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, familjarë dhe veprimtarë kanë bërë homazhe në 23-vjetorin e vdekjes së anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit dr. Xhavit Ahmeti.
Në emër të kryetarit Isa Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së, për veprën e tij ka folur Ismet Beqiri.
“Vdekja tragjike e dr. Xhavit Ahmeti ishte humbje e madhe për LDK-në dhe Kosovën. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, prandaj ne jemi krenar që kemi pasur një aset të veçantë. Përvjetorët e tilla sjellin dhimbje por edhe krenari për veprimtarët tonë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale”, ka thënë Beqiri.
Në emër të familjes Ahmeti, ka shprehur krenari dhe nder vëllai i Xhavit Ahmetit, Qemajl Ahmeti.
Ahmeti ka falënderuar të gjithë aktivistët që për vite të tëra nuk janë ndalur së nderuari veprën e Xhavit Ahmetit.
/Epoka e re/