Kryesia e LDK-së voton për themelimin e 21 departamenteve
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar këtë të premte mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë.
Aty në rend dite ishin tetë pika, derisa u diskutua edhe për programin politik të LDK-së “Rruga e re”.
“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut”, ka shkruar Abdixhiku.
“Në veçanti u diskutua mbi organizimet në mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike”. LDK ka filluar mobilizimin e gjithëmbarshëm partiak, sic thonë për zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve.