Kryesia e Shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa McClain: Po merren hapa konkret për zgjedhje të lira në Tuz
Kryesia e lartë e Shoqatës “Jehona e Malësisë” në vazhdën e takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka zhvilluar edhe një takim me kongresisten Lisa McClain, e cila është edhe Co-Chair për çeshtje shqiptare në Kongresin amerikan.
Në këtë takim, theks të veçantë i është kushtuar rëndësisë së zgjedhjeve lokale në komunën e Tuzit që do të mbahen më 5 mars të këtij viti, duke marrë hapa konkret në përkrahjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, thuhet në komunikatën e Shoqatës “Jehona e Malësisë”.
“Ndihma e popullit amerikan dhe e institucioneve amerikane nuk mungoi asnjëherë kur është fjala për shqiptarët, si dhe në kohët më të vështira ata ishin të parët që dhanë dorën e mbështetjes për shqiptarët”, kanë thënë ata duke falenderuar konkresisten Lisa McClain dhe gjith popullin amerikan.
Ja postimi i plotë:
Në vazhdimësinë e takimeve të rëndësishme me zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi zhvilluar edhe një takim të rradhës me arritje konkrete me kongresistën Lisa McClain e cila është edhe Co-Chair për çeshtje shqiptare në Kongresin amerikan.
Mbështetja nga kongresistja McClain është duke marrë hapa konkretë në përkrahjën e zgjedhjeve të lira në Komunën e Tuzit me 5 mars të këtij viti. Kongresistja McClain është njëra nder suportueset më të mëdha të çeshtjës shqiptare në Kongresin amerikan dhe mike e madhe e popullit shqiptar.
Ndihma e popullit amerikan dhe e institucioneve amerikane nuk mungoi asnjëherë kur është fjala për shqiptarët, si dhe në kohët më të vështira ata ishin të parët që dhanë dorën e mbështetjes për shqiptarët.
Prandaj, marrëdhëniet e shkëlqyera mes popujve tanë forcohen edhe më tej me angazhimin e miqve tanë, siç është kongresistja McClain.