Kryesia e Unionit të Bizneseve në Gjermani vizitë pune në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf
Kryesia e Unionit të Bizneseve në Gjermani, e kryesuar nga Kryetari z.Nazmi Viqa ishte në vizitë pune në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf. Kryetari u shoqërua nga Nënkryetari, z. Gani Nuha, Anëtari i Kryesis, resp. Drejtori i Financave, z.Vllaznim Kelmendi, Koordinatori në Union, z. Xhevdet Hajdari si dhe ish Ambasadori i RKS-ës në Berlin, z.Skender Xhakaliu. Mirëseardhje Kryetarit dhe delegacionit të Unionit ju dëshiruan Konsulli i Përgjithshëm z. Arjan Kashtanjeva i shoqëruar edhe nga Konsulli z.Kenan Islami.
Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva falënderoj Kryetarin Viqa dhe delegacionin e Unionit të Bizneseve për vizitën dhe për angazhimin e tyre dhe ndihmën e ofruar, krahas asaj ekonomike edhe me testet COVID-19. Unioni i Bizneseve në Gjermani ka me qindra anëtarë të profileve të ndryshme, ndër ta edhe kompani të cilët kanë të punësuar me mijëra punëtorë. Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e investimeve në Kosovë, disa nga afaristet e pranishëm tanimë vetëm se kanë veprimtaritë e tyre në Kosovë, por që këto investime të rriten me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe perspektivën për të rinjtë në Kosovë.
Krahas projekteve ekonomike, teme të diskutimit ishin edhe integrimi dhe organizimi i diasporës, organizimi i qendrave kulturore, mësimit plotësues në gjuhen shqipe dhe gjithsesi edhe situata e krijuar politike në Kosovë dhe mundësia e çasjes së Unionit si forcë shtytëse në projektet që kërkohën në Gjermani dhe trojet shqiptare.
Dyseldorf, 17.07.2020