Kryesia e Vetëvendosjes nis mbledhjen për dorëheqjet
10 janar 2018
| 17:02
Pas dorëheqjeve të shumta që kanë ndodhur javëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, sot është mbledhur Kryesia e kësaj lëvizje në Prishtinë.
Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së Vetëvendosjes: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hyseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj.
Në këtë mbledhje ka arritur edhe kandidati i vetëm zyrtar deri më tash për kryetar të LV-së, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
/Telegrafi/