Kryesia mblidhet javën tjetër për ta caktuar seancën e re
01 nëntor 2021
| 11:57
Anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, i janë dashur pak minuta që të merren vesh që mbledhja të mbahet sërish javën e ardhshme.
Lidhur me këtë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se janë dakorduar që javën e ardhshme të mbledhin prapë dhe të caktojnë seancën e radhës.
“Pas mbledhjes së sotme u dakorduam që javën që vjen të mblidhemi prapë si kryesi dhe ta caktojmë seancën e radhës për MSA-në”, ka thënë Bogujevci.