![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/14F9AB08-AC8F-4679-B48C-0DD0DCE69EE0.jpeg)
Kryesia Qendrore e PDK-së viziton degën e Gjakovës, diskutojnë për implementimin e kuotës 50-50 dhe ikjen e qytetarëve nga vendi
Në Gjakovë është zhvilluar një takim koordinues i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjakovë dhe Kryesisë Qëndrore të PDK-së, të prirë nga nënkryetari Uran Ismaili, Petrit Hajdari, deputeti Hisen Berisha etj.
Kështua ka bërë të ditur kryetari dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa.
Beqa ka thënë se janë diskutuar shumë tema siç janë zgjedhjet në Rininë Demokratike, implementimi i kuotës 50-50, mobilizimin e strukturave, ikjen e qytetarëve nga vendi.
Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja e vështirë ekonomike, vështirësitë e qytetarëve rreth përballjes me rritjen e çmimeve, kriza energjetike mungesa e investimeve kapitale, kriza në arsim e shëndetësi.
“Për gjendjen e sigurisë në vend Kosova ka nevojë për Qeveri stabile që nuk ankohet, por punon për vendin”, ka shkruar Beqa.
“PDK do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe adresa e vetme e ndryshimeve në interes të vendit. Bashkë ia dalim!??”, është thënë ndër tjera gjatë këtij takimi.