Kryesia të hënën shqyrton kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për dialogun

26 tetor 2018 | 17:46

Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11: 00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në rend të ditës do të jetë kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu në rend të ditës janë edhe një mori pikash të tjera për shqyrtimin e projektligjeve të ndryshme.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shqiptarë në mbarë botën janë udhëheqës të suksesshëm të…