Kryesia vendos që të hënën të mbahet seanca plenare e Kuvendit
08 dhjetor 2021
| 14:19
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 13 dhjetor të mbahet seanca e radhës së Kuvendit.
Pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për medie është mirëpritur caktimi i seancës plenare.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti edhe për paraqitjen e tij të djeshme në Bruksel me fusnotë.
“Kurti ka vepruar dhe po vepron ndryshe prej asaj që ka fituar mandatin prej qytetarëve”, ka thënë ai.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin e Pagave.