Kryesia vendos: Seanca për ushtrinë mbahet në orën 18:00

05 janar 2021 | 16:00

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shqyrtuar të martën kërkesën e kryeministrit Avdullah Hoti për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-vendimit të qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00.

Po ashtu, Kryesia ka autorizuar Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haxhi Shala,…