
Kryesia vendos t’i përjashtojë nga seanca deputetët që gjuajtën gaz lotsjellës
21 mars 2018
| 14:52
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që deputetëve të cilët kanë gjuajtur gaz lotsjellës në seancën e sotme t’u shqiptohet masa e përjashtimi nga seanca e Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar nga kjo seancë janë: Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Liburn Aliu.