Kryesindikalisti i Telekomit: Ministri dhe askush tjetër s’mund të na zvogëlojnë pagat
07 maj 2018
| 23:08
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka kundërshtuar idenë për zbritjen e pagave të punonjësve të Telekomit, si një prej masave për shpëtimin e tij nga falimentimi.
Sipas tij, problemet në Telekomin e Kosovës janë më të thella, dhe zvogëlimi i pagave s’është zgjidhja e duhur.
Balaj ka thënë në “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, s’mund t’ua zvogëlojë pagat.
Poashtu kryesindikalisti i Telekomit ka shprehur besimin e tij në kryeministrin Haradinaj i cili u ka premtuar në takimin e tyre se as që bëhet fjalë për zbritjen e pagave por njëkohësisht që ju ka kërkuar që me punë ta nxjerin Telekomin nga kriza.