Kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut: Igor Simiq e ka nisur çështjen e peticioneve në veri
Igor Simiq e ka nisur çështjen e nënshkrimeve të peticionit i cili do të hapte rrugën për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, thotë Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.
Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, ka deklaruar se ish-deputeti nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq e ka nisur çështjen e peticioneve në veri.
Ugljanin thekson organizimi i peticionit ka qenë një lloj marrëveshjeje.
“Fillimi i procedurës nga grupi iniciues ka qenë i gabuar. Organizimi i peticionit dhe nënshkrimi i peticionit, sigurisht është një lloj marrëveshje, sidomos marrëveshjet e Ohrit dhe aneksi, duke u bazuar në disa marrëveshje që veç po realizohen në pjesën veriore, si elektrika energjetike, stikersat, tabelat, janë pjesë të marrëveshjes, por edhe presioni ndërkombëtar, interesimi i tyre që të kryhet çështja”, tha ai.
“Grupi inicues që nga fillimi ka qenë destruktiv, dhe unë e kam paralajmëruar se nën hije është një person në kuadër të Lista Srpskës i cili i orienton, ka qenë pjesë e kuvendit të Kosovës, është në dorëheqje por ende është në kuadër të Listës Serbe, është fjala për Igor Simiq. Që nga fillimi ka qenë sulmi në kuvendin komunal edhe kryesuese që nuk po i kryen detyrat obligative, ne i jemi përmbajtur ligjshmërisë dhe udhëzimit administrativ…”, shtoi ai.
Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, parti që bojkotoi zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga institucionet e Kosovës, duke nxitur edhe largimin e serbëve të tjerë.