Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial vizitojnë institucionet e drejtësisë amerikane
Në kuadër të vizitës pesëditore në institucionet e drejtësisë së ShBA-së, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj dhe zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, së bashku me u.d Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Performacës në KPK, Veton Shabani dhe drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, të shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor në OPDAT, John Hanley dhe zyrtarja e Lartë Ligjore në OPDAT, Benina Kusari, janë pritur në takim nga Kryeprokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut, Alan Wilson dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore, Donald W. Beatty.
Me këtë rast, delegacioni i lartë kosovar, në takimin e zhvilluar në Zyrën e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Karolinës së Jugut, është informuar për perspektivën dhe përvojat e Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm për hartimin e opinioneve nga kryeprokurori i Përgjithshëm, rolin i Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështje të bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane dhe proaktiviteti i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe trajtimin e kërkesave për informacion nga mediat dhe publiku dhe aspekte të tjera profesionale, si dhe për proceset, veprimtarinë e përgjithshme dhe aktiviteteve konkrete gjyqësore të Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore.
Në një sesion, të zhvilluar nga kjo vizitë pesëditore e delegacionit të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në ShBA, ishte edhe njohja nga afër me operimin e Qendrës së Trajnimeve dhe edukimin ligjor, si dhe për teknikat dhe metodat e vlerësimit të prokurorëve nga përfaqësuesit e Zyrës për Menaxhimin e Sektorit të Drejtësisë nga Uashingtoni dhe prezantim i Ndihmësdrejtorit për Çështje të Sigurisë Nacionale dhe Kriminalistikë, Douglas Squires, me ç’rast në fokus ishte procesi i vlerësimit dhe i rishikimit të prokurorive (EARS) dhe praktikat menaxheriale për vlerësimin e performancës së prokurorëve, transparencën dhe llogaridhënia e prokurorisë.
Gjatë vizitës në Fakultetin Juridik të Karolinës së Jugut, delegacioni pati nderin të takohej me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, David Beasley, i cili ka marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë dhe në misione të tjera paqeruajtëse në botë.
Po ashtu, ky delegacion zhvilloi edhe një takim në Gjykatën e Qarkut në Charlstone, ku kanë marrë pjesë në dy seanca për matjen e dënimit.
Vizita e delegacionit nga Kosova në institucionet e drejtësisë amerikane është organizuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe Zyra e OPDAT-it.