Kryesuesi i bordit të KOSTT-it: Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN në Beograd
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd.
Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit.
Mehmeti ka bërë me dije se emrat e tregtarëve janë: GEN-i, Tirana shpk dhe KESh-i.
Megjithatë edhe pas insistimit të deputetit të PDK-së, Ferat Shala për shtetet që tregton Kosova rrymë, Mehmeti nuk ka pranuar të përmend emrat e shteteve.
Kujtojmë se kompania GEN me zyrë në Beograd, së cilës i ka plasur një skandal në Slloveni, ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kryesuesi bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, gjatë intervistimit ka folur edhe për devijimet në sistemin energjetik dhe për humbjet në sistem.