Kryesuesi i KGJK-së: Kategorizimi i pagave cenon pavarësinë e gjyqësorit
Vlera e koeficientit dhe kategorizimi në paga që i është bërë sistemit gjyqësore është cenuar thellë pavarësia e tij.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se me koeficientin dhe kategorizimin e pagave të caktuara nga qeveria e Kosovës për sistemin gjyqësor është cenuar dinjiteti i gjyqësorit.
“Është njëri prej vendimeve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e ka pritur nga qeveria, nuk ka qenë befasues dhe është vendim për keqardhje, si dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, tha ai sonte në transmetuesin publik.
Zogaj tha se ky vendim është në vazhdën që qeveria ka bërë dhe ka atakuar sistemin gjyqësor. Ai ka këtë kategorizim e ka lidhur me luftën që Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka pasur me qeverinë e Kosovës në dy vitet e fundit për çështjen e Vetingut në vend.