Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës jep dorëheqje nga LDK-ja

08 qershor 2023 | 14:41

Fehmi Kupina, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila është duke u mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai ka thënë se do të kalojë si i pavarur.

“Më datën 8 qershor 2023, unë kryesues i Kuvendit dhe anëtar i pavarur dhe nuk do t’i përkas asnjë partie apo grupi politik, dhe mandatin tim do ta ushtrojë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe do t’i jem besnik secilit votues”, ka thënë Kupina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas Edi Rama…