Kryesuesi i ZRrE-së sfidohet në komisionin parlamentar: A u konsultuat me qeverinë për shtrenjtimin e rrymës?

25 janar 2022 | 13:11

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuesi i këtij komisioni, Ferat Shala, e ka pyetur kryesuesin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahun se pse në raportin konsultativ ku është propozuar shtrenjtimi i rrymës, janë mbështetur në subvencionimin e qeverisë prej 75 milionë eurosh.

Shala e ka pyetur Fejzullahun se “ku është baza ligjore që ju me i paraparë mjetet që qeveria ka me i dhënë?”.

“A është ZRrE-ja mbi qeverinë? A është ZRrE-ja mbi Parlamentin?”, ka vazhduar me pyetje Shala.

Fejzullahu, në përgjigje, ka thënë se nuk është hera e parë që qeveria ndan mjete në këto raste.

“Nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete për konsumatorët. Edhe në të kaluarën, 2010, 2011 janë ndarë rreth 50 milionë euro, edhe atë kohë kanë qenë të destinuara për subvencionimin e importit”, ka thënë ai.

Shala ka akuzuar se raporti i ZRrE-së nuk është i pavarur.

“Sipas leximit tënd, ndoshta nuk është i pavarur”, është përgjigjur Fejzullahu.

Raporti i ZRrE-së, Shala ka thënë se duhet sikur raport i përbashkët me qeverinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha plotësojnë të njëjtat standarde të bukurisë së por…