Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt ka një mesazh për PDK-në dhe Veselin

30 shtator 2018 | 13:31

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Fatbardha Haliti, ka uruar qytetarët për miratimin e buxhetit të komunës.

Ajo përmes një deklarate për media ka thënë se ky buxhet u draftua duke dëgjuar secilin nga qytetarët, në 14 dëgjime buxhetore në çdo bashkësi lokale.

Por ajo thotë se ndjen keqardhje për një pjesë të asamblistëve të partisë sa saj, PDK-së, të cilët votuan kundër Buxhetit të Komunës së Skenderajt.

“Si kryesuese e Asamblesë nga radhët e PDK-së, ndiej keqardhje për një pjesë të asamblistëve që janë nga partia ime (PDK) të cilët votuan kundër Buxhetit të Komunës, votuan kundër projekteve infrastrukturore e zhvillimore të Skenderajt, votuan kundër buxhetit që qytetarët e kërkuan, votuan kundër interesit të qytetarëve të Skenderajt, këtë e bënë vetëm për interesa krejtësisht personale e grupore dhe për më keq edhe nxitën dhunë për çka ndiej keqardhje. Partia ime, Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj, nga një grup i caktuar për interesa krejtësisht personale ka degraduar në pozitë të atillë që të del kundër investimeve në Skenderaj, këtë nuk ua kanë borxh qytetarët e Skenderajt. Ata që i shtyn një pjesë të deputetëve të PDK-së, të votojnë kundër buxhetit të Skenderajt dje, ndërsa sot lëshojnë reagime në emër të Degës së PDK-së në Skenderaj, pa marrë asnjë mendim të asnjë anëtari të kryesisë apo anëtari të KD, apo edhe anëtari të asamblesë të PDK-së, ka kohë që këtë subjekt në Skenderaj e trajtojnë si pronë private të tyre pa përfillur asnjë normë të demokracisë dhe përgjegjësisë publike”, ka thënë Haliti.

Ajo ka thënë se si femra e parë kryesuese në Asamblenë e Skenderajt ka pritur mbështetje më të fuqishme nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga kryetari Kadri Veseli, të cilin e ka ftuar të dëshmojë se është pro femrës në vendimmarrje, pro reformës në PDK dhe të ndalojë këtë degradim dhe privatizim të PDK-së, në Skenderaj.

“Kur jam futur në politikë pritjet e mia kanë qenë të mëdha, kryetar Kadri Veseli, mos na zhgënjeni, sepse ka plotë femra dhe të rinj që sytë i kanë drejtuar nga ju, po presin vendimin tuaj, për reforma apo për të vazhduar me këtë degradim”, ka thënë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt Fatbardha Haliti.

Në votimin për buxhetin e vitit 2019 morën pjesë 28 asamblistë, të cilët votuan 15 vota Pro, 11 kundër dhe 2 abstenime:

Fatbardha Haliti PDK – Pro
Azem Gashi PDK – Pro
Fatlume Kodra PDK – Pro
Musa Fazliu PDK – Pro
Ilir Ejupi PDK – Pro
Musa Hajdari PDK – Pro
Naser Bajraktari PDK – Pro
Driton Hetemi PDK – Pro
Sami Aruqi PDK – Pro
Qazim Xani AAK – Pro
Beqir Veliu NISMA – Pro
Berat Dajaku FJALA – Pro
Isa Fejzullahu LDK – Pro
Pajazit Isufi AKR – Pro
Donika Rushiti E Pavarur – Pro
Ismet Salihu PDK – Kundër
Jetulla Geci PDK – Kundër
Rasim Shala PDK – Kundër
Sahit Çitaku PDK – Kundër
Albert Rexhepi PDK – Kundër
Lavdie Geci PDK – Kundër
Besarta Meha PDK – Kundër
Fitore Mangjolli i PDK – Kundër
Adelina Spahiu PDK – Kundër
Malsor Bejta 41000 – Kundër
Drenusha Hajzeri AKR – Kundër
Hysni Mehani LVV – Abstenim
Vjollca Ramadani LVV – Abstenim

Sinqerisht,
Fatbardha Haliti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tajfun i fuqishëm është duke shkuar drejt ishullit kryesor…