Kryetar i nëndegës së PDK-së në Passau zgjedhet Azem Idrizi

18 dhjetor 2022 | 19:42

Në praninë e kryetarit të këshillit për organizimin e kuvendit të degës së PDK- së për Bavari dhe Thüringen, Isak Neziri, dhe anëtarëve tjerë të këshillit e kryetarëve të nëndegëve,u mbajt kuvendi zgjedhor në nëndegën në Passau me rrethinë.

Kryetar u zgjodh Azem Idrizi.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë në përbërje prej 10 anëtarëve.

Mirësevini e strukturoheni në shtëpinë e juaj, në  shtëpinë e quajtur Partia Demokratike e Kosovës, në ndërtimin e së cilës jeni hisedarë.

Kontributi i mërgatës është i njohur, i sprovuar në të gjitha etapat kohore në të cilat ka kaluar vendi, madje edhe në kohën e sotme.

Edhe sot pa ndihmën e mërgatës,familjet në Kosovë do ta kishin shumë më të vështirë përballjen me  jetën.Vështirësi do të kishte edhe shteti e shoqëria.

Përherë mirënjohës mërgatës shqiptare dhe ju veprimtarëve të cilët po punoni në ngritjen, fuqizimin e strukturimin e PDK- së, tek mërgata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë në Kupën e…