‘Kryetar Rama, urime 1 Prilli’, – LV-ja: Rama është personifikim i rrenës
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë të cilët janë edhe në opozitë pas humbjes ndaj Përparim Ramës, ditën e sotme e që njihet edhe “Dita e Rrenave”, kanë zgjedhur të merren me të parin e Prishtinës.
Ata zgjodhën këtë ditë për të ia “uruar” Ramës, gjoja se kryetari gënjen qytetarët, shkruan lajmi.net.
LVV e Prishtinës thanë se Rama është simbol i kësaj dite.
Madje ata nxorrën edhe disa nga premtimet e Ramës, e të cilat disa nga to ende nuk janë bërë, por që duhet kujtojmë se kryetari i Prishtinës ka mandatin në gjysmë.
Njoftimi i plotë:
“Kryetar Rama, urime 1 Prilli”
Sot është 1 Prilli, apo siç njihet ndryshe “Dita e Rrenave”. Shfrytëzojmë rastin në këtë ditë të urojmë kryetarin Përparim Rama, duke i dëshiruar më shumë punë e më pak gënjeshtra për qytetarët e Prishtinës në pjesën e mbetur të mandatit.
Këto dy vite e gjysmë qeverisje në Kryeqytet na kanë dëshmuar se Përparimi është personifikimi më i mirë i mundshëm i 1 Prillit.
Më poshtë mund ti shihni disa premtime të cilat, me keqardhje e themi, u dëshmua që janë gënjeshtra.