Kryetarët e degëve të LDK-së i japin përkrahje qeverisë Hoti
Kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK në takimin e mbrëmshëm i kanë dhënë i dhanë përkrahje të parezervë qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Lajmin e ka bërë me dije lideri i kësaj partie Isa Mustafa, i cili ka treguar se në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, siç ka thënë ai “duke pasur parasysh Statutin e LDK-së, përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së”.
“Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në dikasteret qeveritare”, ka thënë Mustafa.
(M.Q / Epoka e re)