Kryetarët e komunave, Hoti, Likaj e Zemaj diskutojnë sot për rishikimin e masave anti-Covid
Sot me fillim nga ora 11:30 do të mbahet takimi mes kryetarëve të komunave, kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19.
Në këtë takim do të diskutohet edhe për alternativat për nisjen e fillimit të vitit shkollor 2020-2021 dhe problemet e tjera komunale.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se mund të ketë një mbyllje të re, siç e ka quajtur të kontrolluar, por ka thënë se nuk do të jetë sikur në muajt mars e prill.
“Nuk e përjashtoj mbylljen që ta kemi një kontroll më të madh për virusin, qe ta kemi në kontroll shtatorin, sepse ka gripa të tjerë. Ky është vlerësim, mund të ndodhë që të ketë një mbyllje të kontrolluar pa e lënduar pjesën organizative të jetës, por që mbyllja na siguron ta kemi nën kontroll pandeminë, që në shtator të jemi super të përgatitur”, ka thënë Zemaj.