Kryetarët e komunave kërkojnë heqjen e orës policore

07 tetor 2021 | 15:49

Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK) ka bërë me dije se është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të hiqet ora policore.

Në takimin që sot ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka pasur me Asociacionin e Komunave të Kosovës, gjithashtu është  kërkuar të hiqen maskat kur një person është duke ecur vetëm.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla. Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.  Po ashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale”, është thënë në komunikatën për medie të AKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e…