Kryetarët e komunave kërkojnë takim me kryeministrin, kjo është arsyeja

28 prill 2023 | 11:16

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në kërkesën për takim, ata kanë bërë me dije se duan t’i diskutojnë me të parin e qeverisë shqetësimet dhe nevojat e komunave të tyre.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për gazetën “Nacionale” se kryetarët kanë propozuar që në ketë takim të diskutohet pesë tema: Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit, procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; të hyrat vetanake dhe buxheti për komunat, pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave, grantin e katërt për komunat dhe procedimin e ligjit për financa lokale.

“Kjo kërkesë, në emër të bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i AKK-së, Agim Aliu është adresuar tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarëve të komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht komunat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori Bujar Qerimi ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares së Kosovës…