Kryetarët e komunave në vizitë në Gjermani për efiçiencë të energjisë
Kryetarët e Komunave të Kosovës, Regip Begaj (Malishevë), Agron Kuçi (Junik), Smajl Latifi (Rahovec), Qëndron Kastrati (Dardanë), dhe Rufki Suma (Hani i Elezit), janë duke qëndruar në Gjermani, përkatësisht në qytetin model për energji efiçiente, Frieburg, në kuadër të programit të GIZ-it gjerman, për zhvillimin e energjisë efiçiente në Kosovë.
Në këtë vizitë me karakter studimor, kryetarët e këtyre komunave do të dëgjojnë ligjërata mbi efiçiencën e energjisë, si dhe do të vizitojnë disa vende në qytetin e Frieburgut, si shembull për aplikimin e energjisë efiçiente, planet e këtij qyteti për energjinë, mbrojtja e klimës, energjinë e rinovueshme dhe efikase.
Në kuadër të qëndrimit në Frieburg, ata do të takohen edhe me udhëheqjen e Komunës së Frieburgut, me qëllim të shkëmbimit të përvojës në fushën e energjisë efiçiente dhe në fushat tjera me interes, duke përfshirë edhe krijimin lidhjeve mes qyteteve.
Në këtë vizitë me karakter studimor, do të merren shembujt e mirë në këtë qytet gjerman që llogaritet si vend model i aplikimit të energjisë efiçiente, dhe do të shihen mundësitë e aplikimit energjisë efiçiente edhe në qytetet tona.
/Epoka e re/