Kryetarët e komunave: Nesër nuk shkojmë në takim me Kurtin sa për fotografi

14 maj 2023 | 19:19

Për më shumë se dy orë e gjysmë kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë te Bujqesisë, Faton Peci.

Kryetarët e komunave tashmë jane përgatitur “deri në dhëmbë” dhe saktësosht e dinë se cka do të kërkojnë në këtë takim

Disa çështje ata do t’i ngrisin e që kanë të bëjnë kryesisht me tatimin në pronë, propozim idenë për faljen e 100 eurove për qytetarët që paguajnë tatimin në pronë me rritje dhe grantin e IV, që ka te bëjë me investimet në komuna.

Një ditë para takimit Kurti me kryetarët e komunave, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi ka dhënë detaje për Gazeta Blic

“Nesër kryetarët nuk do shkojnë vetëm për foto, shpresojmë që mediat do qëndrojnë gjatë tërë takimit sepse ky takim duhet të jetë tranparent për qytatarët. Dhe besojmë që këtë herë mediat do lejohen brenda takimit. AKK i ka të konsoliduara qëndrimet e komunave” ka thënë Ibrahimi.

Pse dhe kush duhet t’i falë 100 eurot për qytetarët dhe cilat mund të jenë pasojat e këtij veprimi, Ibrahimi ka pasur një përgjigje interesant.

“Qeveria nëse don me ia falë qytatarëve nga 100 euro, atëherë duhet të mendojë për kompenzimin e komunave me këto mjete. Dëmet që do shkaktohen nga falja do jenë me dhjetëra milionë euro”, vlerëson ai

Një çëshjte tjetër për të cilën AKK po e kërkon me çdo kusht, është edhe granti i IV për komunat.

“Granti i IV për investime në komuna duhet të themelohet sa më shpejtë në mënyrë që të kemi ndarje të drejtë buxhetore për komuna e jo që niveli qëndror të sillet nënë për disa komuna e njerkë për disa të tjera. Shumica absolute e kryetarëve mendojnë që niveli qendror po shfrytëzon kritere politike dhe në disa raste etnike për t’i përkrahur komunat më investime. Për herë të parë në Kosovë ndodhë që niveli qendror t’i penalizojë 18 komuna duke mos ia ndarë eshs asnjë cent për projekte të reja kapitale”, tha ai

Ibrahimi ka kërkaur nga ekzekutivi edhe kthimin e miliona eurove të komunave, që sipas tij i ka bllokaur ekzekutivi.

“37.5 milionë euro duhet t’i kthehen komunave sepse janë me qindra projekte të cilat janë të parapara të zbatohen me këto mjete. Nëse qeveria nuk don që tëmpërmisojë jetën e qytetarëve në komuna, atëherë le t’i mbaj pezull”, tha ai

Më poshtë gjeni ftesën nga Qeveria për takimin e nesërme me kryetarët e komunave:

Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal kemi nderin të ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bardhyl Dobra me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun”,…