Kryetarët e komunave nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit për kornizën afatmesme të shpenzimeve

02 shtator 2020 | 16:31

Kryetarët e Komunave në takimin e së mërkurës me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, kanë vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 (KASH).

Sipas tyre, arsyeja kryesore është që Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020 në vlerë prej 32.95 milionë euro për komuna.

Me shkurtimin e buxheteve komunale do të ndërpriten shumë projekte kapitale të cilat do të ndikojnë në mos-përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryetarët njëzëri konstatuan që 32.95 milionë euro mund të duken si shumë e vogël parash për nivelin qendror por këto mjete janë shumë për komunat.

Kryetarët gjithashtu dhanë edhe alternativen sa i përket gjetjes së mjeteve për mbulimin e kësaj shume duke propozuar që dy apo tri projekte të ndërpriten në nivel qendror dhe që ato mjete të dedikohen për komuna.

Kryetarët e Komunave që janë anëtar në Komisionin e granteve nuk do ta votojnë propozimin për shkurtimin e buxheteve komunale gjatë rishikimit të Buxhetit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2021-2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesditën e sotme është hedhur edhe shorti për kalendarit e…