Kryetarët e komunave të Prizrenit dhe të Suharekës me aksion të përbashkët të pastrimit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ndërmorën një aksion simbolik të pastrimit të zonës kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.
Në një fjalë rasti kryetari Haskuka ka thënë se komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijesohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse.
Më tej kryetari Haskuka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’ju bashkëngjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.
Kurse, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve, duke theksuar se përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/