Kryetarët e Malishevës dhe Mamushës bisedojnë për bashkëpunim mes dy komunave
23 tetor 2018
| 11:46
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme mes dy komunave.
Fillimisht kryetari Begaj, e ka falënderuar kryetarin e Mamushës për vizitën, e më pas kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e ndryshme mes dy komunave, si dhe të dy kryetarët kanë biseduar edhe për investimet në këto dy komuna dhe për sfidat me të cilat përballen komunat.
Begaj e Krasniç, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e administratës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes dy komunave, në fushën e shërbimit të teknologjisë informative.
/Epoka e re/