![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/lipjan-1.jpg)
Kryetari Ahmeti nderon dëshmorët
14 qershor 2020
| 16:47
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë, të dielën kanë nderuar duke bërë homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit të Lipjanit si dhe pranë shtatores së heroit të kombit Ismet Asllani në parkun e qytetit, me rastin e 14 qershorit, ditës së Dëshmorëve të komunës së Lipjanit.