Kryetari Begaj përkujton të rënët në masakrën e Burimit

31 mars 2020 | 12:17

Në 21-vjetorin e masakrës së Burimit në Malishevë, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj,  ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e cila është vendosur në nderim të të rënëve të kësaj masakre.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk është organizuar akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga institucionet komunale.

Fillimisht, Begaj ka bërë homazhe, në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999, që janë të varrosur në fshatin Dragobil, më pas bëri nderime edhe të vendi i ekzekutimit, në fshatin Burim.

Këtë masakër, Begaj e ka cilësuar si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë, 21 vjet më parë, pikërisht, më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup e Dragobil, si dhe tetë persona të fshatrave tjerë.

“Falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe martirëve nëpër kohë dhe histori, sot kemi shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi është…