Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së nëndegës së Nismës në Llashticë japin dorëheqje
Kryetari i nëndegës së Nismës Socialdemokrate në fshatin Llashticë të Gjilanit, Ilir Ramushi, dhe anëtarët e Kryesisë së kësaj nëndege kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i kësaj nëndege Ilir Ramushi.
Ky është postimi i plotë i Ramushit:
Miq, pas lëvizjeve të fundit në NISMA Socialdemokrate në Gjilan dhe në tërë rajonin tonë, dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga kryetari i nëndegës në fshatin Llashticë. Bashkë me mua aktivitetin në këtë parti do ta pushojnë edhe të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege.
Pas dorëheqjes së Bajram Hasanit nga NISMA e shohim të udhës që edhe ne mos të jemi pjesë e saj. Aty më asgjë nuk është si ka qenë. Nuk ka më motivim. Falënderojmë ish kryetarin tonë që bashkë me ne u angazhua në vazhdimësi që kjo parti të rritet!