Kryetari FFK-së viziton klubin e njohur turk Beshiktash
14 janar 2023
| 14:03
Dje gjatë qëndrimit në Stamboll, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar klubin e njohur turk, Beshiktash.
Ai ka treguar se gjatë kësaj vizite u njoftua me formatin e ri, me sistemin e punës si dhe me kampin e këtij klubi.
“Beshiktash është një klub me arritje të shpejtë, me rezultate e organizim të shkëlqyeshëm dhe shembull për t’u ndjekur”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.