Kryetari i FSP-PTK-së raporton për gjendjen e Telekomit në Austri
Me ftesë të European Federation of Public Service Employees (EUROFEDOP), kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK) , Lamih Balaj me bashkëpuntorë, ka udhëtuar në Vienë të Austrisë për informimin e gjendjes aktuale në Telekomin e Kosovës.
Lajmi për këtë është bërë i ditur në faqen zyrtare të FSP-PTK:
Sot, Kryetari Balaj, ka zhvilluar takim të veçanta me Bert Van Caelenberg, Sekretar Gjeneral në Eurofedop dhe Z.Henk Slotboom, ekspert i telekomunikacionit në Eurofedop.
Pas njoftimit dhe diskutimit për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe mirëqenjes së punëtorëve në fund të takimit kemi marrë përkrahje dhe mbështetje të fuqishme rreth shqetësimeve dhe dyshimeve që i kemi ngritës si FSP-PTK për Telekomin dhe drejtat e punëtorëve.
EUROFEDOP do ta përkrah fuqishëm dhe parezervë FSP-PTK në të gjithë hapat që do të ndërmerren në vijim, gjithëashtu një delegacion nga EUROFEDOP i udhëhequr nga Sekretari Gjeneral do të vizitojë Kosovën për të parë nga afër gjendjen në TK.