Kryetari Gashi inspekton katër rrugët që po ndërtohen me trotuar
10 maj 2018
| 17:34
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, Ajet Berisha dhe drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Enver Grajqevci, panë nga afër realizimin e punimeve që janë duke u zhvilluar në Obiliq.
Rruga “Shaban Polluzha”, rruga “1 Tetori”, rruga “Mbretëresha Teuta”, dhe rruga “Pjetër Bogdani”, janë duke u ndërtuar me trotuar dhe e lehtësojnë qarkullimin e këmbësorëve.
/Epoka e re/