Kryetari Gashi tregon kushtet për investitorët
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot një delegacion nga “Contour Global”, kompani kjo e cila pritet ta ndërtojë termocentralin e ri në këtë komunë.
Kryetari Gashi gjatë këtij takimi ka bërë të qartë se çdo investitor mund të llogaritë në mbështetjen e tij personale dhe të gjitha aseteve që posedon komuna.
“Duhet të kemi parasysh se qytetarët e Obiliqit duhet të jenë pjesë e rëndësishme e çdo projekti që pritet të ndodhë në komunën tonë. Përfaqësuesve të kompanisë ‘Contour Global’ u është treguar edhe njëherë se komuna e Obiliqit nuk pranon asnjë marrëveshje bashkëpunimi në rast të mosrespektimit të Ligjit për Obiliqin dhe të drejtat e qytetarëve të komunës në punësim, mbrojtjen mjedisore, infrastrukturore dhe shëndetësi”, ka thënë Gashi.
/Epoka e re/