Kryetari i Gjykatës Supreme priti në vizitë një delegacion turk
06 shkurt 2018
| 13:15
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, sot ka pritur një delegacion nga Turqia, të kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Bilal Uçar.
Uçar, shprehu interesimin e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, në fushën e drejtësisë, duke theksuar njëkohësisht gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur Kosovën në këtë aspekt.
Në anën tjetër, edhe kreu i Supremes, u zotua se bashkëpunimi dhe respektimi i ndërsjellët do të vazhdojë gjithmonë dhe se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi në forcimin e institucioneve shtetërore, posaçërisht të pushtetit gjyqësor.